Arsenali vazhdon me humbje edhe me trajnerin e ri, shikoni çfarë thotë Mustafi

Sipas Mustafit, trajneri i ri po i mban të gjithë më këmbë në tokë.

Sport

22/08/2018 16:41

Shkodran Mustafi e vlerëson pozitivisht punën e Unai Emeryt te Arsenali

Ai thotë që konkurrenca që e ka bërë brenda ekipit Emery është shumë pozitive, përcjellë “Lajmi.net”.

“Konkurrenca është diçka që të çon në një tjetër nivel, pasi e di që një javë mund të luash e një javë tjetër jo, kjo mund të marr pak nga cilësia”, deklaroi Mustafi.

Më pas ka shtuar: “ Por duke e ditur që ke dikë që qëndron në këmbët e tua, ti je vazhdimisht në kërkim të më të mirës çdo javë”, shtoi ai.

Pas dy ndeshjeve të para, Arsenali nuk e ka asnjë pikë. /Lajmi.net/