Arsenali me kilometra larg titullit

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Arsenali është “me kilometra” larg nga triumfi në Premierligë. Scholes kritikoi mesfushorët e Arsenalit, Mikel Arteta, Santi Cazorla, Tomas Rosicky dhe Mesut Ozil për mungesën e përkushtimit dhe punës në përgjithësi duke nxjerr fitore në momente të vështira. Pas humbjes 6:0 nga Chelsea, Arsenali barazoi 2:2…

Sport

26/03/2014 08:01

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Arsenali është “me kilometra” larg nga triumfi në Premierligë.

Scholes kritikoi mesfushorët e Arsenalit, Mikel Arteta, Santi Cazorla, Tomas Rosicky dhe Mesut Ozil për mungesën e përkushtimit dhe punës në përgjithësi duke nxjerr fitore në momente të vështira.

Pas humbjes 6:0 nga Chelsea, Arsenali barazoi 2:2 me Swansean në Emirates dhe ra në pozitën e katërt, gjashtë pikë prapa rivalit londinez, që kryeson në Premierligë.

“Janë tifozët e Arsenalit për të cilët më vjen keq sepse është njësoj si çdo vit tjetër”, deklaroi Scholes për Sky Sports, ku është i angazhuar si analist.

“Ata e nuhasin titullin dhe shkojnë në Chelsea ku nuk bënë asgjë. Tifozët presin që Arsenali të luftojë për ligë, por ata janë me kilometra larg në sytë e mi. Ata kanë nevojë për karakter dhe liderë”.