Arsenali i dobët për Dortmundin

Borussia Dortmund ka shënuar fitore solide prej 2-0, në kryendeshjen e sotme të zhvilluar kundër Arsenalit.

Sport

16/09/2014 23:35

Gjermanët në pjesën e parë zhvilluan një lojë shumë të bukur, duke pasur më shumë raste për shënim sesa skuadra angleze.

Në minutën e 45’, sulmuesi italian, Ciro Immobile arrin të mposhtë portierin e Arsenalit, falë një vrapimi nga mesfusha.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 48’, Aubameyang shënon për të dyfishuar epërsinë e gjermanëve, dhe për të vulosur fitoren e tyre.

Ndeshja tjetër e zhvilluar në grupin D ishte ajo ndërmjet Galatasarayt dhe Anderlechtit, që përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Video