Arsenali gjen Anelkan e ri

Arsene Wenger beson se Yaya Sanogo mund të bëhet Nicolas Anelka i ri. Wenger befasoi duke angazhuar të riun francez si titullar në ndeshjen kundër Bayernit në mesjavë në Ligën e Kampionëve, duke pasur parasysh se ai bëri vetëm një paraqitje për ekipin dhe atë si rezervist. Por, Wenger e ka përkrahur 21-vjeçarin duke insistuar…

Sport

22/02/2014 12:30

Arsene Wenger beson se Yaya Sanogo mund të bëhet Nicolas Anelka i ri.

Wenger befasoi duke angazhuar të riun francez si titullar në ndeshjen kundër Bayernit në mesjavë në Ligën e Kampionëve, duke pasur parasysh se ai bëri vetëm një paraqitje për ekipin dhe atë si rezervist.

Por, Wenger e ka përkrahur 21-vjeçarin duke insistuar se ai kishte vepruar njësoj me Anelkan.

“Kur fillova ta aktivizoja Anelkan, të gjithë deklaronin: “Pse po fillon me Anelkan, pse nuk blen një sulmues? Ne e fituam kampionatin me të. Nëse ndjej se një futbollist është gati, atëherë ai luan”, deklaroi Wenger.

“Ekziston potenciali. Sanogo është kampion i botës me U-20, nëse do të ishte qendërsulmues anglez dhe kampion i botës U-20 nuk do të shtronit këto pyetje. Është e thjeshtë. Ne e shikojmë kualitetin në paraqitjen e futbollistit dhe jo minutazhin që ka zhvilluar”.