Arsenali bie në Stoke

Arsenali pësoi disfatë minimale, por shumë të rëndë në garë për titull të kampionit në Premierligë. Gjiganti londinez humbi në udhëtim te Stoke City me rezultat 1:0. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger humbi pikë të rëndësishme duke mbetur katër pikë prapa liderit Chelsea. Pjesa e parë nuk soli gola, kurse edhe ajo e dyta vazhdoi…

Sport

01/03/2014 16:56

Arsenali pësoi disfatë minimale, por shumë të rëndë në garë për titull të kampionit në Premierligë.

Gjiganti londinez humbi në udhëtim te Stoke City me rezultat 1:0. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger humbi pikë të rëndësishme duke mbetur katër pikë prapa liderit Chelsea.

Pjesa e parë nuk soli gola, kurse edhe ajo e dyta vazhdoi njësoj deri në minutën e 76’të, kur qendërmbrojtësi Laurent Koscielny luajti me dorë brenda zonës dhe shkaktoi penallti.

Nga pika e bardhë, Jonathan Walter e mposhti portierin Wojciech Szczesny duke kaluar në avantazh Stoken.

Në vazhdim, vendasit e mbrojtën me sukses rezultatin dhe mposhtën Arsenalin e favorizuar, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve, në pozitën

Rezultatet: 

Everton – West Ham 1:0

Fulham – Chelsea 1:3

Hull – Newcastle 1:4

Stoke – Arsenal 1:0