Arsenal transferon sulmues për 20 milionë euro (FOTO)

Arsenal është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin në kontratën e sulmuesit Lucas Perez në Deportivo La Coruna.

Merkato

25/08/2016 07:30

Arsenal më në fund ka vendosur të transferojë një sulmues të ri.

E përditshmja sportive madrilene “Marca”, raporton se “Gunners” janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblimin prej 20 milionë euro në kontratën e sulmuesit Lucas Perez në Deportivo La Coruna.

Andaj, Perez shumë shpejtë do të nënshkruajë për tre ose katër sezone në Emirates Stadium, përcjell “Lajmi.net”.

Arsene Wenger beson se Perez do të jetë një përforcim i dobishëm për ekipin londinez.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.