Arsenal ‘shokohet’ në Bjellorusi, mposhtet nga BATE Borisov

BATE Borisov ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në Ligën e Evropës.

Sport

14/02/2019 20:47

Skuadra nga Bjellorusia ka arritur që ta mposhti skuadrën e madhe angleze, Arsenal, shkruan lajmi.net.

Arsenal është mposhtur në udhëtim me rezultatin minimal 1:0, në një ndeshje që tifozët shpresojnë ta harrojnë sa më shpejtë.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Stanislav Dragun, kur po luhej minuta e 45’ e takimit, për ta dërguar skuadrën në pushim me një gol epërsi.

Ky gol në fund doli të ishte edhe goli i fitores dhe i befasisë më të madhe të kësaj jave në garat evropiane.

Kujtojmë se në këtë takim Alexandre Lacazette u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e ardhshme. /Lajmi.net/