Arsenal me reagim zyrtar pas konfirmimit të Ramsey tek Juventus – Lajmi.net
Arsenal me reagim zyrtar pas konfirmimit të Ramsey tek Juventus
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSerie ASport 21:30, 11 February 2019
Aaron Ramsey ka nënshkruar sot parakontratën e tij me Juventus, duke konfirmuar kështu të ardhmen e tij në Serie A.

Mesfushori nuk ka arritur që të gjej marrëveshjen e duhur me Arsenal për vazhdimin e kontratës, kështu ai do të largohet si lojtar i lirë drejt Torinos.

Pasi gjithçka është konfirmuar sot më herët, një reagim erdhi edhe nga faqja zyrtare e skuadrës së Arsenal, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë.

“Secili nga klubi i Arsenal i dëshiron Aaron Ramsey një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme.
Aaron dha një kontribut në skuadrën tonë që prej kur erdhi nga Cardiff në vitin 2008. Ai gjithmonë ka qenë profesionist dhe do të  ketë gjithmonë një vend special në zemrat dhe memoriet e tifozëve të Arsenal, anë e mbanë botës.
Ne do të shohim përpara dhe të mbarojmë këtë edicion me ndihmën e Aaron para se ai të bashkohet me Juventus, gjatë verës” shkruhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra, transmeton lajmi.net.

Ramsey ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me kampionët e Serie A, ku do të ketë një pagë prej 400 mijë funteve në javë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO