Arsenal kërkon ish trajnerin e Barcelonës, largohet Wenger?

“Mundo Deportivo” shkruan se ish trajneri i Barcelonës pas Chelseat ka zgjuar interesim edhe nga Arsenal.

Sport

10/02/2018 09:14

Luis Enrique ka një ofertë të re për angazhim në Premierligë.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se ish trajneri i Barcelonës pas Chelseat ka zgjuar interesim edhe nga Arsenal.

“Gunners” do të vendosin pas këtij sezoni për fatin e menaxherit Arsene Wenger, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, në rast të largimit të francezit, Enrique mund të emërohet trajner i ekipit nga Emirates Stadium, përderisa nuk ndodh angazhimi te Chelsea, para përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/