Arrin Aventador SVJ ekstrem – Lajmi.net
Arrin Aventador SVJ ekstrem
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 13:57, 9 August 2018
Më 23 gusht, Lamborghini do të prezantojë modelin Aventador Superveloce Jota (SVJ), i cili do të jetë i pozicionuar në rangun sipër Aventador SV.

Sipas prodhuesit italian, Aventador i ri do të tejkalojë versionet ekzistuese të këtij modeli.

Në krahasim me variantin Superveloce (SV) që prodhon 740 kuaj fuqi, model SVJ ka një 20 kuaj fuqi më shumë.

Lamborghini ka zbuluar se Aventador SVJ ka përmirësuar ndjeshëm aerodinamikën në krahasim me  modelin SV.

Pavarësisht përmirësimeve të shumta, Aventador SVJ ka një masë relativisht të ulët prej 1,525 kg.

Lamborghini do të paraqesë bishën e tij të re në Kaliforni, në fund të këtij muaji.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO