Arrihet marrëveshja, Valon Berisha transferohet në Serie A

Valon Berisha do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sport

10/06/2018 11:01

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nga sezoni i ri do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

‘Sport Italia’ raporton se skuadra e Sampdoria dhe Red Bull Salzburg kanë arritur marrëveshje për transferimin e Valon Berishës.

25 vjeçari nga Kosova do t’i kushtojë Sampdorias shtatë milionë euro.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë 48 orëve të ardhshme./Lajmi.net/