Arrihet marrëveshja, skuadra angleze ia merr nga “duart” Man Unitedit mbrojtësin Mina

Manchester United ka dështuar për të transferuar mbrojtësin Yerry Mina.

Sport

05/08/2018 23:06

Mbrojtësi kolumbian i Barcelonës, karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, por jo te skuadra e Manchester United.

Është Everton që ka arritur marrëveshje për transferim e Minas në ‘Goodison Park’ për 32 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle ‘Sport’, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari ka realizuar vetëm tri paraqitje për Barcelonën që nga transferimi në janar të këtij viti nga Palmeiras./Lajmi.net/