Arrihet marrëveshja, nënshkruan De Gea

David de Gea nuk do të largohet nga Manchester United.

Sport

14/08/2018 09:00

Manchester United është optimist se David de Gea do të nënshkruajë kontratë të re.

“The Guardian” shkruan se palët kanë arritur marrëveshje në parim për vazhdimin e kontratës së portierit në Old Trafford.

De Gea është aktualisht i lidhur me “Red Devils” deri në fund të këtij sezoni edhe pse United ka opsionin e vazhdimit për një edicion tjetër, përcjell “lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, De Gea do të përfitojë edhe rritje të rrogës aktuale prej 180 mijë funtesh në javë. /Lajmi.net/