Arrihet marrëveshja, Buffon zgjedh klubin e ri

Gianluigi Buffon është futbollist i lirë pas largimit nga "Bianconerët".

Sport

19/06/2018 09:26

Gianluigi Buffon ka zgjedhur klubin e ri.

Mediat italiane raportojnë se portieri është pranë transferimit në Paris Saint-Germain.

Ish kapiteni i Juventusit është futbollist i lirë pas largimit nga “Bianconerët”.

Dhe, së shpejti pritet të zyrtarizohet si përforcim i ri i klubit nga Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

Buffon ka vendosur ta vazhdojë karrierën dhe Parisi pritet të jetë destinacioni i ri. /Lajmi.net/