Arrestohet futbollisti i PSG-së

Mbrojtësi i PSG-së, Serge Aurier, është arrestuar mëngjesin e së hënës, pasi e ka sulmuar një polic.

Sport

30/05/2016 17:16

Serge Aurier i PSG-së është arrestuar të hënën, pasi e ka goditur një polic jashtë një klubi nate në afërsi të Champs Elysee.

Sipas medieve të ndryshme, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë e ka fyer dhe pastaj e ka goditur me bërryl në fyt policin.

Futbollisti ka qenë protagonist i disa ngjarjeve të pahijshme së fundmi, ndërsa është suspenduar për 6 javë në shkurt nga trajneri Laurent Blanc, pasi e kishte ofenduar atë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.