Armando Sadiku kërcënon Italinë

Armando Sadiku kërkon maksimumin ndaj Italisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në muajin mars.

Sport

27/02/2017 17:33

Sulmuesi kuqezi në një intervistë për ‘konica.al’, pret ndeshje shumë të vështirë ndaj Italisë, por premton se ekipi kombëtar shqiptar do të bëjë lojën  e tij më të mirë, për të marrë maksimumin në këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, një kundërshtar shumë i fortë, por ne e kemi treguar veten edhe ndaj kundërshtarëve të tillë. Do të shkojmë atje dhe do të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimalen. Personalisht jam 100 për qind i karikuar dhe e kam me shumë dëshirë këtë takim, duke pasur parasysh se humba tri ndeshje për arsye dëmtimi. Do të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin, pse jo, t’i shënoj edhe Italisë”, ka deklaruar Sadiku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6