Arlind Grantolli, kryetar i ri Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës

Gazetarët sportiv të vendit besimin për këtë mandat ia kanë dhënë Arlind Grantollit, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur të premtën në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Sport

15/05/2015 19:22

Më në fund edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka zgjedhur bordin e ri me të cilin synon ti përfundoj punët të cilat kanë mbetur pezull tash e një kohë të gjatë.

Gazetarët sportiv të vendit besimin për këtë mandat ia kanë dhënë Arlind Grantollit, i cili është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur të premtën në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Redaktori i sportit në Kohavision mori 16 vota, kurse kundër-kandidati i tij Blerim Halimi pati 6, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Në këtë kuvend morën pjesë 24 gazetarë nga përfaqësues të pjesës dërmuese të medieve të sportit të vendin tonë.

Ndërkohë, anëtarë të Këshillit Drejtues, me aklamacion janë zgjedhur: Arlind Sadiku-Super Sport Kosova, Edmond Thaçi-Radio Kosova, Lenard Hajdaraj-Gazeta Exspress dhe Faton Polisi-Gazeta Koha Ditore.

Këshilli Drejtues do të numërojë 7 anëtarë, kurse dy anëtarë të tjerë mbetet ti emërojë kryetari i posa zgjedhur. Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës zgjatë dy vjet.

Grantolli premtoi shumë punë për të faktorizuar gazetarinë sportive, derisa ka theksuar se ndërkombëtarizimi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës, mbetët prioritet kryesor.