Argjentina me trajner të ri, ai e ka emrin Lionel!

Argjentina ka tashmë trajnerin e saj të ri. Ai quhet Lionel Skaloni.

Sport

03/08/2018 11:46

Ndihmësi i tij do të jetë i mirënjohuri Pablo Aimar.

Argjentina kaloj një Kupë Bote mes ngjarjeve të njëpasnjëshme që sollën edhe dështimin në fazën e 1/8 ku u eleminua nga kampionët e Francës.

Mesi u akuzua se kishtë “dorë” në formimin e 11-tëshes por ai i mohoi këto akuza, madje e pyeti edhe ish-trajnerin Sampaoli që ta thoshte publikisht nëse kishte pasur ndikim.

Skaloni ka qenë pjesë e Argjentinës kampione bote për 20 vjeçarët në vitin 1997.

Në Botërorin e Rusisë Skaloni ishte pjesë e stafit drejtues dhe është një nga personat që ka marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë.

Ai do ta marrë drejtimin e kombëtares që prej shtatorit.  Ndeshjet e rradhës janë miqësoret ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë.

argentina-training_b28102d2-96f3-11e8-bd6f-c32900bc590c