Apple merr leje për testimin e veturave autonome në Kaliforni

Apple Inc ka siguruar lejen për testimin e veturave autonome në Kaliforni. Sipas Departamentit të automjeteve motorike, leja përfshin testimin e tre veturave me gjashtë vozitës, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net

Auto & Tek

15/04/2017 09:51

Veturat janë të modelit 2015 Lexus dhe RX450h. Megjithatë, kjo leje nuk do të thotë se Apple do të prodhojë vetura.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka thënë se kompania dëshiron që të lëvizë në integrimin e telefonave të mençur në sistemin e veturave.

Leje për testimin e veturave, me qëllim të sjelljes së tyre vetëlëvizëse në rrugë, kanë marrë edhe kompani të tjera para Apple, si Ford Motor, Tesla Motors, Alphabet Inc’s Google unit, General Motors Co.

Shumë kompani besojnë se veturat e para do t’i lansojnë në vitin 2020, por disa ekspertë besojnë se kjo do të marrë më shumë kohë për shkak të sfidave të rregullave. /Lajmi.net/