Aplikacioni i parë i BMW për Galaxy Gear

Përpos që pritet ta lansojë veturën që vozitet vetë, pa ndihmën e shoferit, BMW vazhdon të bëjë mrekulli. Gjiganti i automobilave e ka nisur një bashkëpunim me gjigantin e teknologjisë, Samsung, për ta krijuar një aplikacion për orën Galaxy Gear, që quhet BMW e Remote App, e cila ju lejon ta kontrolloni gjendjen dhe baterinë…

Auto & Tek

10/01/2014 19:00

Përpos që pritet ta lansojë veturën që vozitet vetë, pa ndihmën e shoferit, BMW vazhdon të bëjë mrekulli. Gjiganti i automobilave e ka nisur një bashkëpunim me gjigantin e teknologjisë, Samsung, për ta krijuar një aplikacion për orën Galaxy Gear, që quhet BMW e Remote App, e cila ju lejon ta kontrolloni gjendjen dhe baterinë në dispozicion të makinës suaj elektrike, BMW i3 EV.

Kur ora është e lidhur me automjet, duke e përdorur këtë aplikacion, mund t’i dërgoni të dhënat e navigacionit, ta rregulloni ajrin dhe klimën, si dhe t’i kontrolloni dritaret, dyert dhe çatinë e veturës, të cilën mund ta mbuloni apo zbuloni me një komandë.