Anthony Davis do të bashkojë forcat me LeBron James

Lëvizje të “çmendura” pritet të ndodhin në NBA, në sezonin e ardhshëm.

Sport

15/10/2018 18:14

Ylli i New Orleans Pelicans, Anthony Davis, mendohet se do të bashkohet në një skuadër me LA Lakers, përcjell lajmi.net.

Sipas ekspertëve të ESPN, Jalen Rose, kjo lëvizje do të ndodh në sezonin e ardhshëm.

Ky mendim rrjedh pasi AD ka nënshkruar me agjentin e LeBron, Rich Paul.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që Davis është në mes të një kontrate (130 milionë euro) që e mbanë lojtarin në New Orleans deri në vitin 2021.

Në rast se kjo lëvizje do të ndodhte, Lakers automatikisht do të ishte skuadra për tu mposhtur. /Lajmi.net/