Ancelotti, trajneri i finaleve

Carlo Ancelotti turpëroi Bayern Munichun dhe siuroi finalen e tij të katërt si trajner, në Ligën e Kampionëve. Strategu i Real Madridit iu bashkua edhe atyre që arritën në aktin final të garës kontinentale, me dy skuadra të ndryshme.

Sport

30/04/2014 15:26

Deri një muaj më parë flitej për largimin e mundshëm të tij nga Real Madrid.

Mirëpo, Carlo Ancelotti arriti të udhëheq ekipin drejt triumfit në Coppa del Rey, dhe finales në Ligën e Kampionëve, në kërkim të trofeut të dhjetë kontinental.

Për trajnerin italian, kjo do të jetë finalja e katërt në Ligën e Kampionëve pas atyre më 2003, 2005 dhe 2007 me Milanin.

Ancelotti është trajneri i katërt që ka arritur një bilanc të këtillë pas Miguel Munoz  (1960, 1962, 1964, 1966), Marcello Lippi (1996, 1997, 1998, 2003) dhe Sir Alex Ferguson (1999, 2008, 2009, 2011). 

Po ashtu, Ancelotti ka hyrë në mesin e trajnerëve që siguroi finalen e Ligës së Kampionëve me dy skuadra të ndryshme.

Një grup prej tetë trajnerësh të përbërë nga Ernst Happel (Feyenoord, Club Brugge e Amburgo), Jose Mourinho (Porto e Inter), Jupp Heynckes (Real Madrid e Bayern), Louis Van Gaal (Ajax e Bayern), Omar Hitzfeld (Dortmund e Bayern), Lattek (Bayern e Borussia Moenchengladbach) e Vujadin Boskov (Real Madrid e Sampdoria), janë të tjerët.