Ancelotti në kontakt me Man Cityn

Nën presion të madh në Real Madrid, trajneri Carlo Ancelotti ka zhvilluar kontaktet e para me Manchester Cityn, rreth mundësisë së angazhimit të tij në Etihad në vend të Manuel Pellegrinit.

Sport

24/03/2015 23:24

Carlo Ancelotti nuk e ka të sigurt qëndrimin në postin e trajnerit të Real Madridit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sipas televizionit italian “Sky”, krerët e Citizens kanë zhvilluar kontaktet e para me strategun e Los Blancos.

Andaj, ky është një sinjal i ri i largimit të Ancelottit nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, pa marrë parasysh rezultatet që mund të arrijë skuadra në fund të edicionit.