Ancelotti, ‘Macja e Zezë’ e Bayernit

Carlo Ancelotti është një ‘Mace e Zezë’ për Bayern Munichun. Trajneri italian nuk ka humbur kurrë nga gjiganti bavarez në garat evropiane, ndërsa synim i tij është që këtë seri ta vazhdojë edhe sonte në Allianz Arena.

Sport

29/04/2014 21:23

Ndoshta Bayern Munichu është ‘exhel’ për Real Madridin, por jo edhe për Carlo Ancelottin. Në fakt, trajneri italian nuk ka humbur kurrë nga gjiganti bavarez.

Ancelotti është përballur shtatë herë me ekipin më të madh gjerman, duke regjistruar pesë fitore dhe dy barazime.

Trajneri italian synon ta vazhdojë këtë seri edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të nis pas disa minutash në Allianz Arena.

Carletto ia doli ta mposht Bayernin në ndeshjen e parë gjysmëfinale, 1:0, ndërsa pret që edhe sonte të dalë i pamposhtur, për ta dërguar Realin në finale të Championsit.