Ancelotti i do këta tre yje te Napoli

Carlo Ancelotti ka kërkuar tri transferime në verë nga Napoli.

Merkato

20/02/2019 10:49

Carlo Ancelotti dëshiron që të bëjë disa përforcime në verë te Napoli, andaj tashmë janë bërë të ditura shënjestrat.

Trajneri italian dëshiron që Hirving Lozano, Kasper Dolberg dhe James Rodriguez të transferohen në afatin e verës, përcjell lajmi.net.

Për t’i kompletuar këto tri transferime, Napoli duhet të shpenzoj rreth 150 milionë euro.

Ancelotti i do këto tri transferime, pasi beson se mund ta ndihmojnë shumë skuadrën në pjesën ofanzive. /Lajmi.net/