Analizë mbi afatin kalimtar veror të Premier Ligës

Huazimi i Radamel Falcaos te Manchester United padyshim që ka qenë tema më e përfolur në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, mirëpo cili ishte transferi më i mirë dhe ai i dështuar gjatë këtij afati? 

Sport

02/09/2014 18:45

Skuadrat nga Premier Liga kanë shpenzuar plotë 85.7 milione funte për transferime të lojtarëve gjatë kësaj vere, duke sjellur kështu shumë yje si Alexis Sanchez, Angel Di Maria, Diego Costa dhe Radamel Falcao.

Transferi më i mirë

Sulmuesi i ri i Chelseas, Diego Costa është duke treguar një formë fenomenale me skuadrën e tij të re, në tre ndeshjet e para të sezonit të ri të Premier Ligës.

Blutë e Londrës e kanë përfunduar këtë transferim kohë më parë, pasi Jose Mourinho kërkon të fitojë titujë me skuadrën e tij, teksa Costa shihet si një përforcim perfekt.

Katër gola në vetëm tetë goditje në portë, do të thotë se Chelsea më në fund ka një sulmues të mirë, duke parë dështimet e shumta që ka bërë Fernando Torres gjatë kohës sa ishte në Stamford Bridge.

Transferi më i keq

Southampton ka transferuar lojtarin jo shumë të njohur, Shane Long për një shumë prej 12 milionë funte. Ekspertet anglez e konsiderojnë lojtarin irlandez si një lojtar mjaft të fortë, mirëpo duke shikuar transferimin e Mario Balotellit te Liverpooli për 16 milionë funte, atëherë kjo gjë vihet në dyshim.

Tranferimi shokues

Huazimi i Alex Song nga Barcelona dhe West Ham padyshim që ishte shokues, pasi për një gjë të tillë nuk është spekuluar asnjëherë gjatë afatit kalimtar veror. Marrëveshja për këtë transferim, si duket është kryer për një kohë shumë të shpejtë.

Zbulimi më i mirë

Eric Dier. Dy gola në tre ndeshje për mbrojtësin e Tottenhamit do të thonë shumë. Ai është transferuar gjatë kësaj vere nga Sporting Lisbon.