Analiza, Ancelotti nuk përmbushi pritshmëritë

Një trajner futbolli është gjithnjë nën vëzhgim në punën e tij. Ndodh që edhe kur fiton kampionatin dhe Superkupën, sërish vlerësimi mund të mos jetë pozitiv.

Sport

27/06/2017 19:22

I tillë është rasti i trajnerit të Bayer Munich, Carlo Ancelotti, që pavarësisht suksesit në Bundesligë dhe Superkupën e Gjermanisë, nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Si për lojën, që konsiderohet shumë e ngadaltë dhe aspak spektakolare, edhe për faktin se futbollistët kanë bërë hapa shumë të vegjël përpara. Kjo është analiza e gazetës “Die Welt, e cila nuk kursehet aspak ndaj Ancelottit.

Pritej që me italianin në stol, kampionët e Bundesligës pas tre eliminimeve radhazi në gjysmëfinale, të fitonin Championsin. Në fakt u eliminuan në cerekfinale. Ndërsa eliminimi nga Dortmundi në Kupën e Gjermanisë ende nuk është kapërdirë nga tifozët. Në këtë analizë nuk kontestohen vetëm rezultatet. Me Guardiolën shpërthyen disa futbollistë. Nga Kimich, që arriti të siguronte një vend në Kombëtare, deri te Boateng, që përmirësoi statusin e tij. Për të mos folur me pas për Thomas Mullerin, që nën urdhrat e spanjollit arriti kulmin e karrierës së tij. I vetmi që ka thënë shenja përmirësimi me Ancelottin është Thiago Alcantara.

Edhe David Alaba është shfaqur konfuz në fazën mbrojtëse sezonin e fundit. Disa futbollistë, ndër të cilët spikat Lewandowski, e kanë pranuar hapur se janë të pakënaqur. Kimich ka reaguar për hapësirat e pakta që ka patur përgjatë sezonit, Boateng nuk e pranoi stolin ndaj Dortmundit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa Leëa u shpreh hapur se nuk ka ndier mbështetjen e skuadrës për të t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Të gjitha këto probleme Ancelotti duhet t’i zgjidhë, për të evituar largimin kokulur nga Bavaria. Te Bayerni është e rëndësishme të fitosh, por po kaq e rëndësishme është ta ndihmosh skuadrën në procesin e rritjes.