Alves me deklaratën e vitit për Guardiolan

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka lëshuar një deklaratë tejet interesante, lidhur me ish trajnerin e tij Pep Guardiola.

Sport

09/11/2018 17:04

Alves dhe Guardiola kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin, kur palët ishin në Barcelonë.

Ata së bashku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm, duke filluar nga La Liga, deri tek Kupa e Botës për klube.

Duket se mbrojtësi i PSG e kishte shijuar atë kohë në maksimum, sidomos faktin se Guardiola ishte trajner.

“Të stërvitesh nën urdhrat e Guardiolas është ndjenjë më e mirë se seksi” ka thënë Alves në dokumentarin “Take the ball, pass the ball”,transmeton lajmi.net.

Kjo është ndër “lëvdatat” më interesante që një trajner mund të pranoj nga ndonjë lojtar apo ish lojtar. /Lajmi.net/