Alonso: Vuajtëm, por fituam

Xabi Alonso thotë se Real Madridi vuajti gjatë ndeshjes me Atletico Madridin, por në fund e fitoi Ligën e Kampionëve me meritë.

Sport

25/05/2014 14:39

Ka vuajtur shumë Xabi Alonso në tribunë. Futbollisti spanjoll ishte i diskualifikuar për finale, ndërsa e ka komentuar triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pas fitores 4:1 ndaj Atletico Madridit.

“Kemi vuajtur shumë, por në fund e kemi fituar Championsin. Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm, ka fituar shumë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi spanjoll për Sky.

“Ai e meriton këtë trofe, është një person i shkëlqyer. Ishte obsesion La Decima, më në fund ia dolëm”, përfundoi Alonso.

Reali fitoi 4:1 ndaj Atleticos, në finalen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Lisbonë.