Alonso: Me këto dy skuadra nuk dua të përballem në Ligën e Kampionëve

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë skuadrat që Xabi Alonso dëshiron t’i shmang në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

10/03/2017 16:27

Mesfushori që ka njoftuar pensionimin nga futbolli në fund të sezonit, ka deklaruar se në Ligën e Kampionëve do të dëshironte të shmangte nga shorti kampionët e Real Madridit dhe Atletico Madridin.

“Unë mendoj se Real Madridi dhe Atletico janë skuadrat më të forta në Ligën e Kampionëve, dhe sa më vonë që takohemi me ata, do të jetë më e mirë”, ka deklaruar Alonso, përcjell lajmi.net.

Alonso ka shtuar se nuk do të preferonte një finale mes Real Madridit dhe Bayer Munich në finalen e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6