Allegri: Ja pse e transferuam Ronaldon

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventus ka transferuar Cristiano Ronaldon sepse ai është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm pas fitores në Superkupën e Italisë ndaj Milanit.

Sport

16/01/2019 22:13

Juventusi pikërisht me një gol të Ronaldos, mposhti 1:0 Milanin dhe fitoi titullin e tetë të Superkupës së Italisë.

“Ishte një ndeshje zbavitëse me disa mundësi shënimi. Ne ishim kundër një Milani të mirë që na shkaktoi probleme, por pas kartonit të kuq ne kemi mundur të bëjmë më mirë dhe të shënojmë golin e dytë”, deklaroi Allegri pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ishte shumë nxehtë dhe e lodhshme, por ne meritonim të çonim trofeun në shtëpi, në sajë të një qasjeje të ekuilibruar”.

“Ne nënshkruam me Cristiano Ronaldon sepse ai është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm, por e gjithë skuadra ka pasur një performancë të mirë”./Lajmi.net/