Allegri: Fitorja do të na e rris moralin

Massimiliano Allegri, është shprehur i lumtur me fitoren e Juventusit ndaj Manchester Cityt.

Sport

15/09/2015 23:22

Allegri ka thënë se kjo fitore do t’ua rrisë moralin edhe për ndeshjet në Serie A.

“Në pjesën e dytë ne ishim më të mirë, veçanërisht në sulm, ky është një rezultat që lojtarët e mi e merituan. Ne kemi mundur t’a pësojmë golin e dytë por Bufon e shpëtoi një rast dhe pastaj ne e gjetëm golin tonë të parë”, ka thënë Allegri.

“Fitorja do të na e rris moralin, edhe për në ligë gjithashtu. Duhet të jeni të mirë kur sulmoni por gjithashtu duhet të keni një balanc kur mbroheni nëse doni t’a fitoni lojën”.