Alisson merr vendimin e madh para Kupës së Botës

.

Sport

11/06/2018 10:23

Alisson Becker dëshiron të vendosë të ardhmen para Kupës së Botës.

Ai ka deklaruar që në harmoni me klubin e Romës, do të marrin vendimin final, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ajo çfarë dua është që çdo gjë të zgjidhet para Kupës së Botës”, tha Alisson.

“Të jem i sinqertë, kam lënë gjithçka në duar të atyre që më përfaqësojnë. Nëse nuk zgjidhet gjithçka para ndeshjes me Zvicrën, atëherë duhet të presim deri pas Kupës së Botës”.

“Ka disa mundësi dhe po punojmë në to, së bashku me Romën, gjithmonë duke respektuar klubin. Do të shohim nëse do të ndodhë diçka këtë javë”, shtoi ai. /Lajmi.net/