Alexis Sanchez lojtar i Manchester Unitedit?

Alexis Sanchez karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, por jo te skuadra e Arsenalit.

Sport

13/01/2018 23:22

Sulmuesi kilian këto ditë do të kompletojë transferimin te rivalët e Manchester Unitedit.

Lajmi e konfirmon Diego Martinez, gazetari i njohur spanjoll që bashkëpunon mediet e njohura si ‘AS’, ‘Marca’ dhe ‘Mundo Deportivo’, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Martinez, marrëveshja mes Sanchezit dhe Manchester Unitedit është arritur.

‘Djajtë e Kuq’ në fund kanë arritur ta fitojnë garën ndaj rivalëve të Cityt, duke sjellë 28 vjeçarin në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/