Alaba frikëson Bayern Munichun

David Alaba ka lënë dyshime për largim të mundshëm nga Bayern Munich.

Sport

06/03/2018 13:35

David Alaba shkakton panik te Bayerni i Mynihut me intervistën e tij dhënë për revistën austriake “Kurier”. Anësori i kampionëve në fuqi të Bundesligës është shprehur se mendon largimin nga bavarezët për të ndryshuar ambient dhe për një sfidë të re në karrierën e tij. Kontrata e 25-vjeçarit me Bayernin përfundon në vitin 2021, por pas prononcimit të tij të fundit vështirë se do të rinovohet.

“Jam i bindur që një ditë do të më duhet të marr një vendim. Ndihem shumë mirë këtu, por e imagjinoj veten në një rrugëtim tjetër, duke hedhur një hap para ose kërkuar një sfidë të re.”

Një sinjal ky i Alabas për klubet e mëdha europiane, mes tyre edhe Barcelona, që ka tentuar prej kohësh blerjen e futbollistit të Kombëtares së Austrisë.

“E lë të hapur mundësinë e largimit nga Bayerni. Për momentin jam i përqendruar tek objektivat që kam për këtë sezon. Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen? Nuk besoj se do të qëndroj edhe 5 vite të tjera këtu.”

Te Barcelona mendojnë se Alba ka profilin e futbollistit që do të përshtatej në mënyrë perfekte me lojën e “blaugranave”. Alaba e hodhi hapin e parë, tani u takon katalanëve t’i drejtohen Bayernit me ofertën e duhur.