Aksident i tmerrshëm, shoferi fluturon nga dritarja e makinës
Një aksident i frikshëm i ka marrë jetën drejtuesit të një kamioni.
Auto & Tek
Ngjarja, e ngjashme si në skenat e filmave, ka ndodhur në një autostradë në Chonburi të Tajlandës.
Në momentin e aksidentit shoferi “fluturon” nga kamioni, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.
Shoferi, i identifikuar Yuttapong Haëilee, 39 vjeç, humbi kontrollin e automjetit dhe makina e tij u përplas në pengesën qendrore të autostradës.
Ekipet e shpëtimit arritën menjëherë në vend ngjarje dhe e dërguan Yuttapong në spital, por ai vdiq disa orë më vonë nga plagët e tij.
Shikoni pamjet, por kujdes pasi janë të rënda. /k.k/noa.al/