Ajaxi nuk i bën ballë Barcelonës (Video)

Barcelona ka shënuar një fitore shumë të rëndësishmë në Camp Nou, me rezultat 3-1 ndaj skuadrës së Ajaxit.

Sport

21/10/2014 23:37

Në minutën e shtatë, pas një aksioni të mirë, Messi në mënyrë perfekte pason te Neymar i cili arrin ta mposht portierin e skuadrës mysafire, me anë të një goditjeje të saktë me të djathtën e tij.

Në minutën e 24’ Messi e ndal për mrekulli një pasim te Iniestas, dhe me një goditje të lehtë me të majtën e tij arrin ta mposht portierin mysafir.

Minutat e fundit të takimit ishin mjaft dramatike, pasi El-Ghazi shënon për skuadrën e Ajaxit, e cila ishte e pafuqishme të barazonte rezultatin. Në fund Ramirez vulos fitoren e Barcës me rezultat 3-1.

Barcelona tani është në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë të grupit F, pasi Parisi ka shënuar fitore ndaj Apoelit me rezultat minimal 1-0.

Video