Agjenti: Hysaj ka refuzuar ofertat e kësaj skuadre të madhe

Agjenti i Elseid Hysaj ma thënë se mbrojtësi shqiptar i ka thënë atij se nuk e ka prioritet të largohet nga Napoli dhe zbulon se ai e refuzoi Juventusin verën e kaluar.

Sport

18/06/2018 19:56

Mbrojtësi shqiptar ka qenë i lidhur me Chelsean këtë verë, pasi e ardhmja e tij lidhet me atë të trajnerit Maurizio Sarri.

“Para se të nisej për pushimet e tij, ai ishte i qartë: Nuk është prioriteti im të largohem nga Napoli”, ka thënë fillimisht Mario Giuffredi për Il Mattinos.

“Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e cila vlen vetëm për klubet e huaja, e cila skadon më 5 korrik dhe shumë klube më pyesin se si po ecën me Azzurët”.

“Unë u përgjigjem atyre të gjithëve që ne e shohim atë në fanellën Azzurri përsëri sezonin e ardhshëm, edhe pse siç e dini thashethemet e tregut të transferimeve janë të pafundme”.

“Ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sarrin, por ai është i lumtur këtu”.

“Një vit më parë ai më tha të injoroj ofertat e Juventusit sepse ai donte të fitonte Scudetton këtu”, përfundoi agjenti i Hysajt.