Adane, ‘binjaku’ i Chiellinit

Giorgio Chiellini mund të konsiderohet si mjaft i rrallë për karakteristikat e tij si mbrojtës. Reprezentuesi italian është shtyllë në repartin defanziv të Juventusit, dhe ka fare pak rivalë sa i përket fuqisë dhe statusit të ‘murit’ në detyrën e tij. Mirëpo, ai ka gjetur një ‘binjak’. Girma Adane, kapiteni i Etiopisë ngjan jashtëzakonisht shumë…

Sport

14/10/2013 10:53

Giorgio Chiellini mund të konsiderohet si mjaft i rrallë për karakteristikat e tij si mbrojtës. Reprezentuesi italian është shtyllë në repartin defanziv të Juventusit, dhe ka fare pak rivalë sa i përket fuqisë dhe statusit të ‘murit’ në detyrën e tij.

Mirëpo, ai ka gjetur një ‘binjak’. Girma Adane, kapiteni i Etiopisë ngjan jashtëzakonisht shumë me Chiellinin dhe këtë e ka pranuar edhe vet anëtari i Juventusit.

“Kam zbuluar se kam një binjak. Girma Adane, kapiten i Etiopisë, ngjashmëri vërtetë e jashtëzakonshme”, shkroi Chiellini në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook derisa publikoi fotografinë e Adane. A mendoni se ngjajnë?