A është kjo dëshmi se Icardi do të transferohet te Juventusi?

Dyshimet për largimin e Mauro Icardit nga Interi po vazhdojnë të rriten nga momenti në moment.

Sport

15/02/2019 12:12

Sulmuesi argjentinas ka pësuar rënie në hierarkinë e Interit, duke e humbur shiritin e kapitenit, i cili iu dha portierit Samir Handanovic.

Marrja e shiritit të kapitenit dhe refuzimi i lojtarit për t’iu bashkuar skuadrës në udhëtimin në Vjenë për ndeshjen kundër Rapid, kanë rritur dyshimet për largimin e tij në fund të sezonit.

Dyshimet rriten edhe më shumë kur mësohet se kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka filluar të ndjekë Icardin në ‘Instagram’.

Kujtojmë se vetë drejtues të Juventusit kanë pranuar se verën e kaluar kanë mundur të transferojnë Icardin në Torino.

Me situatën e krijuar, është shumë e mundshme që Icardi në verën e këtij viti të largohet nga Interi në drejtim të rivalëve të Juventusit./Lajmi.net/