A do ta refuzojë Interi ofertën prej 80 mln euro për Skriniar nga Premierliga?
Milan Skriniar mund të transferohet në Premierligë sezonin tjetër.
Sport
Mbrojtësi sllovak karrierën e tij mund të vazhdojë në Premierligë, ku po kërkohet nga Chelsea.
23 vjeçari po lë gjurmë me paraqitje të mira te Inter edhe këtë sezon, duke u shndërruar në mbrojtësit me perspektivën më të madhe sot në Evropë.
‘Sky Sport’ raporton se Chelsea është një nga skuadrat më të interesuara për yllin e Interit, përcjell ‘lajmi.net’.
Sipas këtij mediumi, Chelsea është e gatshme të paguajë deri në 80 milionë euro për reprezentuesin sllovak./Lajmi.net/