7 futbollistët që kanë lindur të varfër, por më pas u bënë yje (FOTO)

Magjia e një sporti si futbolli qëndron edhe në faktin që të jep mundësinë që të dalësh nga varfëria ekstreme.

Sport

28/04/2016 12:23

Në rast se ke talent dhe mbi të gjitha ke dëshirë për të punuar, atëherë futbolli është sporti ideal për të arritur deri te ëndrrat që mund të kesh.

Shumica e lojtarëve që kanë shkuar historinë në këtë sport gjatë viteve të fundit, kur kanë filluar të luajnë kanë qenë të varfër, përcjell “Albeu.com”.

Më lart keni 7 prej tyre që kanë arritur me shumë djersë të dalin nga situatat ekstreme që u ka ofruar jeta.

  1. Rivaldo

Ai lindi Favela në Recife teksa prindërit e tij mezi siguronin ushqimin e familjes. Babai i tij vdiq tragjikisht në një aksident me makinë kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Por, Rivaldo nuk u ndal, ai vazhdoi dhe arriti të fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

  1. Juan Roman Riquelme

Riquelme në fëmijëri jetonte në periferi të Buenos Aires, në një lagje ku dhuna ishte në kufirin maksimal dhe çdo rrugë të drejtonte në aktivitete të dhunshme.

  1. Ronaldinho

I lindur në rrethana të vështira në Porto Alegre, familja Moreira u zhyt në katastrofë kur babai i Ronaldinhos papritmas vdiq pasi pësoi atak kardiak dhe në këtë mënyrë gjendja financiare e familjes rëndua.

  1. Luis Suarez

Surez është një tjetër futbollist i madh që nuk ka mundur të ketë përkrahjen e babit të tij. Babai i tij e braktisi familjen kur Suarez ishte i vogël dhe në këtë mënyrë sulmuesi i Barcës në atë kohë u detyrua të pastron rrugët vetëm që të paguajë faturat e familjes.

  1. Riyad Mahrez

Ylli i Leicesterit u rrit në Sarcelles (Paris), në një lagje të dhunshme, ku fëmijët mund të përdornin armët si të ishin lodra

  1. Saido Berahino

Berahino humbi babanë e tij në Luftën Civile në Burundi dhe shkoi erdhi si refugjat në Angli, aty ku filloi karrierën futbollisike. Ai priti dy vite për të takuar nën e tij.

  1. Carlos Tevez

Tevez ndoshta ka historinë më të dhimbshme nga të gjithë tjerët. U dogj në një aksident, nga e cila theu dhëmbët e tij në një përleshje në rrugët e Fuerte Apache , dhe kështu qyteti tij u bë nga vendet më të rrezikshme në planet pasi dhuna dhe droga ishin në nivelin maksimal.