5 veturat më të mira në LA Motor Show 2014 (Foto)

Shikoni se cilat ishin top 5 veturat më të mira në shfaqjen e veturave në LA.

Auto & Tek

24/11/2014 17:15

Ngjarja e veturave në Los Anxhelos ka sjellur një grup të veturave të reja që i kanë mahnitur të gjithë.

Veturat tejet luksoze dhe me performancë të lartë u panë në LA, prej Mercedes që zbuloi modelin Maybach e deri tek Audi dhe BMW të cilët gjithashtu shfaqën veturat e tyre madhështore, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë ju do t’i gjeni veturat që ne i kemi definuar si ‘më të mirat në LA’. Shikoni ato dhe jepni komentet e juaja për ngjarjen e këtij viti.

1. Koncepti prolog i Audi

Vetura është e punuar në metal të pastër, që e rrethon në mënyrë mjaft të bukur dizajnin e saj. Kjo veturë do të shkojë në prodhim të plotë më 2016.

2. Mercedes-Maybach S600

Në LA 2014 u pa rikthimi i Maybach, vetura super-luksoze e Mercedes që ishte tërhequr më parë nga prodhimi. Këtë herë, Maybach do të pozicionohet si një veturë luksoze në rangun e modeleve të Mercedes, që u ofron klientëve të S-Class një veturë me pamje edhe më prestigjioze.

3. Jaguar F-Type

Jaguar F-Type është një veturë sportive, që vjen në LA e ndryshuar me disa përmirësime duke përfshirë edhe një sistem informimi. F-Type pritet që të jetë një rival edhe më i fuqishëm i Porsche 911.

4. BMW X5M/X6M

Kjo veturë është një model SUV nga BMW, me 567 kuaj-fuqi. BMW e zbuloi veturën në LA dy herë, me dy lloje – X5M dhe X6M – duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve. Që të dy përmbajnë një motor 4.4 litërsh turbo V8 dhe do të kushtojnë 93,000 funte angleze respektivisht.

5. Ford Mustang Shelby GT350

Nuk do të kishte kënaqësi që në një shfaqje amerikane të mos shfaqet edhe një veturë e tillë muskuloze si kjo. Punimi më i rëndësishëm në këtë veturë është performanca e lartë në motorin 5.2 litërsh V8, që prodhon 500 kuaj-fuqi.