5 milionë euro për një gol, katastrofa e Milanit

.

Sport

14/01/2018 11:22

Deri në këtë pikë të sezonit, Andre Silva dhe Kaliniç nuk i kanë respektuar aspak pritshmëritë.

Kroati ka shënuar katër gola në 21 ndeshjet e luajtura me fanellën kuqezi mes kampionatit dhe Kupave. I ardhur me etiketën e “njeriut skuadër”, 29- vjeçari nuk ka treguar asnjë nga cilësitë, për të cilat u afrua te kuqezinjtë. Nëse në përvojat e tij të mëparshme vihej në dispozicion të ekipit dhe me efektin e anasjelltë gjente golat te “Djalli”, ai nuk po arrin të dalë në pah.

Marko Fasone pagoi plot 25 milionë euro për kartonin e tij si profili ideal për skemat e ishtrajnerit Vinçenco Montela, me numrin shtatë kuqezi që i ka sjellë renditjes së Milanit në Serinë A vetëm shtatë pikë. Katër rrjetat e deritanishme (ndërkohë që 4 ia ka shënuar vetëm Interit në të kaluarën )i kanë kushtuar klubit 5.41 milionë euro secila dhe Xhenaro Gatuzo shpreson ta rikuperojë duke shtuar numrin e vertikalizimeve dhe gjithashtu atë të krosimeve në zonë.

Po katër gola CV-ja e Kaliniç i numëron edhe në përballjet ndaj Kaljarit, me Milanin që shpreson të përfitojë nga ky zakon fatsjellës i sulmuesit në sfidën e ardhshme në kampionat, pikërisht ndaj ekipit nga Sardenja.