5 mënyrat se si po e shkatërroni veturën pa e kuptuar fare

Vetura nuk është vetëm për t'u vozitur. Asaj duhet t'i kushtohet mjaftueshëm kujdes, duke mos u injoruar as problemet më të vogla që shfaqen.

Auto & Tek

03/10/2015 12:31

Kështu, ju sigurisht se jeni duke e ‘shkatërruar’ atë pa e vërejtur fare. Por, si po ndodhë kjo?

1. Po e përdorni vajin e gabuar
Trashësia apo viskoziteti i një vaji është shumë i rëndësishëm në atë se sa mirë e kryen punën e tij, dhe motori i veturës është i projektuar për një viskozitet të veçantë. Me disa përjashtime, ju nuk do të keni ndonjë përfitim nga ndryshimi i viskozitetit të tij. Gjithmonë përdorni rekomandimet e prodhuesit të veturës që shkruajnë në dokumentet e veturës.

2. Nuk po i jepni mjaftueshëm kohë veturës për t’u ngrohur
Vaji nuk vepron siç duhet kur është i ftohtë, dhe të gjitha pjesët në motor janë të dizajnuara që të veprojnë brenda një game të caktuar të temperaturës. Çfarë ndodhë kur e ndizni veturën dhe e vozitni atë menjëherë? Ju e futni motorin në një stres të madh. Veturat e reja nxehen shumë më shpejtë, por ju duhet të prisni të paktën një minutë para se ta nisni atë, transmeton lajmi.net.

3. Nuk po e ngadalësoni atë në gropa apo pengesa të rrugës
Kjo padyshim se i shkatërron armotizatorët e veturës tuaj dhe mund të çojë edhe në dëmtime të tjera të veturës. Kështu, ngadalësojeni atë në gropa dhe pengesa.

4. Nuk po i rregulloni problemet e vogla
Një çështje e vogël mekanike mund të çojë në një problem shumë më të madh. Kështu, rregulloni problemet e vogla të cilat shfaqen në veturën tuaj, dhe mos i injoroni ato vetëm pse nuk janë shumë të mëdha.

5. Po i shkrini xhamat e ngrirë me ujë të nxehtë
Nëse nuk e dini çfarë ndodhë kur derdhni ujë të nxehtë mbi një gotë me ujë të ngrirë, na lejoni të ju informojmë: ajo prishet. Në fakt, ajo edhe thyhet. Kështu, gjatë dimrit, parkojeni veturën në një pozitë ku e kapin rrezet e diellit (nëse ka) dhe lëreni që natyra ta bëj punën e saj në mëngjes. Ndryshe, nëse nuk ka rreze, lëreni veturën të ngrohet dhe deri xhamat të shkrihen vetë. (lajmi.net)