25 lojtarët më të mirë për vitin 2018, por ku është Messi?

Goal.com ka publikuar 25 lojtarë më të mirë për vitin 2018.

Sport

13/11/2018 10:39

Goal.com ka përpiluar një listë me 25 lojtarët më të mirë për vitin 2018, nga 50 gjithsej.

Si çdo herë edhe në këtë vit, gjiganti media ka publikuar listën e lojtarëve që kanë shkëlqyer në vitin 2018, përcjell “lajmi.net”.

Goal.com e ka cilësuar Luka Modricin si lojtarin më të mirë për këtë vit, më pas vjen Cristiano Ronaldo.

Treshen e mbyll, Mohamed Salah, ndërsa befasi e madhe është që Leo Messi renditet në vendin e 11-të. /Lajmi.net/