Metodat e reja kirurgjike nuk përkrahen nga shteti

Ministria e Shëndetësisë nuk ka shprehur ndonjë interesim për investime në metodat kirurgjike të ashtuquajtura minimal-invazive, të cilat tashmë po aplikohen në Kosovë nga Dr. Armend Sadiku dhe i cili është kthyer nga Gjermania. Me këtë do të kursehej kohë, do të kursehej shëndeti i pacientëve, por edhe do të kursehej buxheti e do të pakësoheshin spitalet nga numri i madh i pacientëve

Lajme

12/11/2016 08:44

Gjinekologu Armend Sadiku po aplikon metoda të reja të kirurgjisë minimal-invazive gjatë trajtimit të pacientëve të tij. Këto metoda ai shpjegon se kanë përparësi të mëdha në raport me metodat klasike të operacioneve. Ai tregon se 92,8 për qind e pacientëve të tij pas operacionit qëndrojnë në spital vetëm 4 deri në 6 orë. Sadiku nuk ka lënë pa komentuar edhe procedurat e IVF-së të cilat kryhen në Kosovë. Sipas tij, shteti duhet të krijojë protokolle dhe mekanizma mbikëqyrës pastaj të lejojë një procedurë mjekësore./zeri.info/