Zyrtare: Zinchenko lojtari më i ri i Arsenalit
Oleksandr Zinchenko edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Arsenal. Lajmin e ka konfirmuar ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net. Mbrojtësi ukrainas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘Topçinjtë’. Ndërsa shuma që ekipi londinez kanë paguar për Zinchenkon është 30 milionë funte. I lumtur për transferimin e ukrainasit u…
Sport
Oleksandr Zinchenko edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Arsenal.
Lajmin e ka konfirmuar ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi ukrainas ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘Topçinjtë’.
Ndërsa shuma që ekipi londinez kanë paguar për Zinchenkon është 30 milionë funte.
I lumtur për transferimin e ukrainasit u shpreh trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
Sipas spanjollit, ai është një lojtar me cilësi të larta dhe i shkathët.
“Ne jemi shumë të lumtur, Zinchenko është një lojtar me cilësi të lartë që do të na japë opsione dhe shkathtësi”, tha Arteta pas zyrtarizimit./Lajmi.net/
?? Welcome, Alex ??
— Arsenal (@Arsenal) July 22, 2022