ZYRTARE: Villarreal kompleton dy transferime nga Valencia

Villarreal kanë finalizuar transferimin e Francis Coquelin dhe Dani Parejo nga rivalët Valencia.

Sport

12/08/2020 14:50

Ish-mesfushori i Arsenalit Coquelin ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare me Villarreal, pasi ka kaluar dy sezone e gjysmë me Valencian.

Francezi u shpreh tejet i lumtur për aventurën e re, derisa transferimi i tij kushtoi 8 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, ish-kapiteni i Valencia Parejo gjithashtu nënshkroi kontratë katër-vjeçare dhe erdhi si transfer i lirë të ‘Nëndetësja e Verdhë’.

Valencia mbetet në një krizë të thellë financiare me pronarin Peter Lim, pasi përveç dyshes së lartpërmendur u largua edhe talenti Ferran Torres, që u transferua drejt Manchester City.

Pritet të ketë edhe largime të tjera te skuadra spanjolle, tifozët e së cilës kanë paralajmëruar protesta të mëdha para stadiumit ‘Mestalla’. /Lajmi.net/