ZYRTARE: VAR në Ligën e Kampionëve

13:53 | 3 Dhjetor 2018

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka vendosur që nga ky sezon të futet VAR në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka marr vendim zyrtar që Video Assistenti i Gjyqtarëve (VAR), të futet në Ligën e Kampionëve.

Kishte shumë diskutime nëse VAR duhet të përdorej në garën më të madhe për klube në Evropë, mirëpo shtëpia e futbollit evropian ven dosi pro futjes, përcjell “lajmi.net”.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, kishte thënë se VAR do të futej në sezonin e ardhshëm, mirëpo presioni i klubeve ka bërë që të futet në këtë edicion.

Teknologjia do të përdoret nga fillimi i fazës së eliminimit direkt, e që do të jetë një lajm i mirë për të gjitha klubet evropiane.

VAR do të futet poashtu edhe në Ligën e Evropës dhe në atë të Kombeve. /Lajmi.net/